Top

Klubi i njohur nga Serie A humb 40 mijë tifozë (FOTO)

Lazio ka një problem serioz, klubi italian ka humbur gati 40 mijë tifozë në dy sezonet e fundit.

Lazio është duke humbur tifozë, shumë tifozë.

Klubi nga Olimpico mes kontestimeve dhe protestave në tribuna, sot numëron gati 40 mijë tifozë më pak, në vetëm dy sezonet e fundit, shkruan e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.

Lazio e ka problem t’i rikthejë tifozët në stadium.

Dy sezone më parë, 50 mijë tifozë ishin në mbështetje të Lazios.

Kurse, në ballafaqimet e fundit në stadium numëroheshin rreth 12 mijë tifozë.

© 2016 SportsBlog.com. All rights reserved. Interactive One Millennial
Be the first to Like or Reblog this post

Do të qesheni cili futbollist e ka refuzuar Barcelonën (FOTO)

Kevin Gameiro ka bërë të ditur se refuzoi transferimin në Barcelonë për të nënshkruar me Atletico Madridin.

Kevin Gameiro u transferua në Atletico Madrid, por vetëm pasi refuzoi interesimin nga Barcelona.

29-vjeçari spekulohej me transferim tek kampioni i La Ligës para se të nënshkruante me Atletico Madridin nga Sevilla për 32 milionë euro.

“Ekzistonte mundësia e transferimit në Barcelonë”, deklaroi Gameiro për “Cadena COPE”,.

“Por, në mendjen time ishte e qartë se doja të shkova në Atletico. Kur Atletico më kontaktoi, ishte e qartë. Simeone më telefonoi dhe më tha se ishte i interesuar për transferimin e Diego Costas nga Chelsea. Por, blerja e tij ishte shumë e vështirë andaj unë isha opsioni tjetër”, shtoi ai.

© 2016 SportsBlog.com. All rights reserved. Interactive One Millennial
Be the first to Like or Reblog this post

Futbollisti i famshëm “humb burrërinë”, kjo është pamja e tij si femër

Vajzat në përgjithësi janë marrëzisht të dashuruara me lojtarin e futbollit Cristiano Ronaldo. Një kampion i vërtetë në fushë e njëkohësisht edhe një mashkull tepër bukurosh e me trup të palestruar.

Këtë herë ai i ka lënë pa fjalë të gjithë, ndërsa ka postuar në rrjetet sociale një selfie. Mediat spanjolle, të cilat merren gjerësisht me pamjen e CR7 (dhe jo vetëm me pamjen), këtë herë kanë shkruar se futbollisti kishte përdorur make up në foto.

Në një farë mënyre ai ka humbur pamjen e tij burrërore dhe është shndërruar, edhe për shkak të pozicionit që ka marrë. Vijini re, a nuk ju duken buzët e tij gjithmonë si të lyera me shkëlqyes? Për të mos folur pastaj për ngjyrën e lëkurës dhe dritëhijet në fytyrë!

© 2016 SportsBlog.com. All rights reserved. Interactive One Millennial
Be the first to Like or Reblog this post
Load